Hoti: Pasiguria politike dhe ekonomike po i largon investitorët
Lexohet për: 1 min.
A Hoti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Paqartësia në dialogun me Serbinë dhe Marrëveshja e Ohrit po ndikojnë në rënien e investimeve të jashtme në Kosovë, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas tij, dakordimi në Ohër e ka betonuar status quo-në në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka thënë me këtë paqartësi politike nuk mund të ketë as investime vendore.

Asnjë investim i jashtëm i rëndësishëm nuk është parë në dy vitet e fundit dhe as nuk duket në perspektivë. Një investitorë i huaj që ishte në procedura për të marrë statusin e investitorit strategjik u refuzua nga Qeveria, edhe pse vendimi i Qeverisë ishte dërguar për miratim në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se bizneseve nuk po u ofrohet siguri as në politikat e brendshme ekonomike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025