Hortikultura ndryshon emrin në Gjelbër, do të bëjë riciklimin e shisheve të plastikës
Lexohet për: 2 min.
395563679_691990486187755_5318868714176761827_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura”, pas 59 viteve ekzistimi ka ndërruar emrin në NPL “Gjelbër”, duke konsideruar që ky emër i përshtate më shumë fushëveprimtarisë së tyre.

Kryeshefja e NPL “Gjelbër”, Nora Cimili Gagica tha se ndryshimi i emrit erdhi si ide për një koncept dhe identitet të ri të ndërmarrjes, derisa shtoi ky ndërrim do të sjellë hapësirë dhe mundësi për zgjerimin e veprimtarisë.

Gagica në një konferencë për media, tha se ndërmarrja “Gjelbër”, bënë mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbra, parqeve, menaxhimin e deponisë për hedhjen e dheut, menaxhimin e tregut mobil përmes Drejtorisë së Bujqësisë, derisa shtoi se kryejnë edhe shumë shërbime të tjera. 

Ajo shtoi se po punojnë në krijimin e projekteve të reja, ku si më të rëndësishmin përmendi inicimin e projektit për riciklimin e shisheve të plastikës.

Gjithashtu, pjesë e projekteve të kësaj ndërmarrje, u përmend edhe prodhimi i plehut organik dhe dekorativ.

Ndërmarrja tashmë e quajtur “Gjelbër”, është krijuar më 29 maj 1964, duke u bërë pjesë integrale e peizazhit të Prishtinës. Në historikun e kësaj ndërmarrje thuhet se krijojnë dhe mirëmbajnë  të gjitha hapësirat e gjelbra që përcaktojnë identitetin urban të qytetit, duke shtuar se udhëtimi i tyre përfshin dekada shërbimi, gjatë të cilave kanë evoluar në një ndërmarrje komunale me një portofol të larmishëm përgjegjësish./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025