Holandë-Argjentinë, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
holande-argjentine
2 vite më parë
Linku u kopjua

Çerekfinalja e dytë që do të zhvillohet sonte në Kupën e Botës është ajo ndërmjet Holandës dhe Argjentinës.

Në  “Lusail Iconic Stadium”, të dy këto kombëtare do të kërkojnë një vend në mesin e katër kombëtareve më të mira, andaj edhe pritet një ballafaqim i zjarrtë gjatë 90 minutave, raporton KosovaPress.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni vjen në këtë ndeshje me katër mungesa mjaftë të rëndësishme pasi nuk pritet të luajnë për shkak të lëndimeve Di Maria, Lautaro Martinez, Papu Gomez dhe Rodrigo De Paul.

Shumë më e mirë është gjendja në kapin e holandezëve pasi vetëm qendërmbrojtësi Stefan De Vrij pritet të mungoj për shkak të lëndi lëndimit.

Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Holandë: Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Roon, De Jong, Blind; Klaassen; Gakpo, Depay.

Argjentinë: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; De Paul, Fernández, Mac Allister; Messi; Dybala, Álvarez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025