Holanda: Jemi dakord që Kosovës t’i liberalizohen vizat
Lexohet për: 2 min.
Holanda-dhe-Kosova-1068x601
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trendi pozitiv i Raportit të Progresit të KE-së për Kosovën për vitin 2022, ka bërë që Holanda të bie dakord që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendit, ka thënë se në Kosovë kanë parë progres në luftën kundër korrupsionit, teksa e kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për progresin në fushën e reformave, raporton Klan Kosova.

“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.

“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit. Ne përgëzojmë progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së së Holandës për Klankosova.tv.

Tutje, në përgjigje thuhet se ky progres i Kosovës duhet të vazhdojë dhe se qeveria holandeze do të monitorojë progresin në këtë drejtim.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së”, është shprehur ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Holanda ishte njëra nga shtetet më skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Klankosova.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025