Hodaj në Komision: Procesi i gradimit për rreshter është përcjellë me lëshime
Lexohet për: 2 min.
Hodaj 09
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha se presin që procesi i gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës të kthehet në pikën zero. Të gjeturat nga inspektimi, ai shtoi se tregojnë për cenim të kredibilitetit të këtij procesi. Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hodaj theksoi se në këtë konkurs ka pasur lëshime. Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se ky raport obligon Policinë e Kosovës që të anulojë konkursin e gradimit për rreshter. Pas mbledhjes së këtij Komisioni, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar konkursin për gradimin me gardën rreshter të shpallur më 12 shkurt të këtij viti.

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj tha se raporti tregon edhe për nevojën e rishikimit të bazës ligjore aktuale.

Tutje, Hodaj theksoi se në këtë proces u është mundësuar pjesëmarrja edhe një gjenerate, ani pse nuk përmbushin kriteret.

Sipas tij, nuk ka të gjetura që inkriminojnë penalisht apo shkelje të drejtpërdrejta të niveleve të caktuara të menaxhmentit policor.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka pyetur kryeshefin e IPK-së nëse ky proces duhet të anulohet.

Kryeshefi Kushtrim Hodaj tha se të gjeturat e inspektimit tregojnë se është cenuar kredibiliteti i këtij procesi.

Hodaj theksoi se kanë dërguar tetë rekomandime në Policinë e Kosovës për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për këtë gradim. Ai tha se pret nga drejtori i Policisë së Kosovës që të sigurojë një proces me kredibilitet.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj deklaroi se ky raport e obligon Policinë e Kosovës që ta anulojë procesin.

Pas këtij diskutimi, Komisioni ka qenë i mbyllur për media. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/policia-e-kosoves-anulon-konkursin-per-gradimin-me-garden-rreshter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024