Ihs-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Tauland Hodaj ka thënë se në zhvillimin e futbollit të Kosovës po ndikon negativisht mungesa e infrastrukturës sportive.
Hodaj ka folur për këtë problematikë në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.
Ai ka shtuar më tutje se zgjidhja për këtë është një bashkëpunim ndërmjet shtetit, federatës dhe bizneseve.
Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. /A.Bytyçi