Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me Yamal
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Paralelet mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal tashmë janë të pashmangshme, por shfaqja e kësaj fotografie - dhe natyra e origjinës së saj - e çon lidhjen në një nivel krejtësisht tjetër.

Në vitin 2007, familja e Yamal fitoi mundësinë që fëmija i tyre gjashtë muajsh të ishte pjesë e një fotosesioni me një lojtar të Barcelonës për një kalendar që po bëhej për të mbledhur para për bamirësi, raporton KosovaPress.

Rastësisht, Messi, 20 vjeç në atë kohë dhe në fazat e hershme të karrierës së tij në Barcelonë, ishte lojtari i zgjedhur për Yamal.

Joan Monfort ishte fotografi i asaj dite, por vetëm kohët e fundit, si ne të tjerët, ai zbuloi se në çfarë kishte qenë pjesë.

“U ndjeva shumë i lumtur kur e mora vesh”, tha ai për “Sky Sports”. “Jam i lumtur që kjo foto është parë nëpër botë”, shtoi më tej Monfort.

Po të mos kishte qenë për Mounir Nasraoui, babai i Yamal, duke postuar fotografitë në rrjetet sociale, fotot mund të mos kishin ardhur kurrë në dijeni të publikut.

Messi dhe Sheila Ebana, nëna e Yamal, janë të gjithë të buzëqeshur në fotografinë në fjalë, por Monfort pranon se nuk ishte fotosesioni më i lehtë.

“Messi është një djalë shumë i turpshëm, shumë introvert”, thotë ai.

“Ai është tani dhe ishte shumë më tepër më parë. U desh pak kohë që të ndërvepronte me një fëmijë gjashtë muajsh. Por në fund, e vërteta është se ata të dy bënë shumë. Lamine ishte një djalë shumë i mirë. Ai e bëri Messin për vete në një kohë të shkurtër", tha më tej Monfort.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë dhe Yamal është i sigurt se do të ketë fituar përsëri Messin, së bashku me ne të tjerët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024