Hiqen dhjetëra billborde në Mitrovicë, mbetet billbordi i Thaçit dhe Veselit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hiqen dhjetëra billborde në Mitrovicë, mbetet billbordi i Thaçit dhe Veselit
Mitrovica1234
25/03/2026 - 15:49
Linku u kopjua

Komuna e Mitrovicës së Jugut sot ka ndërmarrë një aksion për heqjen e tabelave reklamuese/billbordave që janë vendosur nëpër hapësirat e këtij qyteti, raporton KosovaPress.

Deri tani janë janë hequr 18 billborde dhe tabela reklamuese, por nuk është hequr billbordi i ish-krerëve të Ushtië Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Billbordet e hequra kanë pasur reklama të firmave dhe fotografi të deputetëve dhe asamblistëve të komunës së Mitovicës së Jugut.

Lajmin për heqje të këtyre tabelave reklamuese e ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili ka shkruar se autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfrytëzohen kundërligjshëm.

Ai tha se si kryetar i kësaj komune ka rekomanduar që përjashtim në këtë rast do të bëjë vetëm billbordi i ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji.

Autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfrytëzohen kundërligjshëm.

Si kryetar, u kam rekomanduar që të këtë përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata.

Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pinë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli”, ka shkruar Peci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026