“Hidrodrini” nis shkyçjet e borxhlinjëve, shkyç KOSTT-in dhe Postën në Pejë
Lexohet për: 2 min.
pejaa
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka filluar sot me aksion gjithëpërfshirës të shkyçjeve të konsumatorëve borxhlinjë të zonës së saj të mbulueshmërisë.

Aksioni, pason thirrjen dy mujore të fushatës mediale e publike, për shlyerje të borxheve apo riprogramim.

Në njoftimin zyrtar të Hidrodrinit, thuhet se në mesin e konsumatorëve borxhlinjë, që kompania i ka shkyçur sot nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë edhe Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5, pasuar nga ekonomi familjare e biznesore, shkruan “Njeshi’

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Pas Thirrjes dy mujore – Fillon aksioni i shkyçjeve në zonën e mbulueshmërisë

Inspektorët rajonal të KRU ‘Hiodridrini’ të asistuar edhe nga Policia e Rajonale e Pejës kanë filluar sot zbatimin e masave të çkyçjes së konsumatorëve borxhlinjë.

Aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, ndërsa sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.

Janë çkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5.

Çkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës.

Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinjë, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletpagesa bankare në vendngjarje.

Aksioni do të vazhdojë në baza ditore.

KRU ‘Hidordrini’ falënderon konsumatorët e ndërgjegjshëm për kryerjen e obligimeve ndaj shpenzimit të ujit. Respekt për punonjit e terrenit.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025