Hendbollistët e "UAVEIRO" zënë vendin e pestë, mposhtin turqit e "GAZI"
Lexohet për: 1 min.
292418774_1657350594644528_2148798227936019945_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën "1 Tetori", ku kemi mësuar universitetet të cilat kanë zënë pozitat pesë dhe gjashtë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Në kuadër të konkurrencës së meshkujve, universiteti portugez "UAVEIRO" e ka mposhtur atë turk, "GAZI".

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës "1 Tetori", hendbollistët portugez shënuan fitore me shifrat 45:36, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 21:19 në favor të portugezëve, kurse e dyta u mbyll me shifrat 24:17, po ashtu në favor të tyre.

Më i miri i ndeshjes ishte turku Yasar Erdem Ates me plot 15 gola të realizuar, kurse më i dalluari te portugezët ishte Fabio Silva me tetë gola të realizuar.

Me këtë fitore, Universiteti "UAVEIRO" nga Portugalia zë vendin e pestë në këtë turne, kurse "GAZI" nga Turqia pozicionohet në pozitën e gjashtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025