Hendboll, UP "Hasan Prishtina" mposht malazezët e "UNIMNE", në finale përballet me koreanët e "KANGWON"
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën "1 Tetori", ku edhe kemi mësuar finalistin e fundit në konkurrencën e meshkujve në
Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", ka arritur ta sigurojë finalen e këtij turneu, pasi që në gjysmëfinale mposhti malazezët e "UNIMNE", raporton KosovaPress.
Hendbollistët "Dardanë" arritën që pas 60' minutave lojë të zhvilluara të shënojnë fitore me rezultat 43:30.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 21:15 në favor të hendbollistëve kosovarë, ashtu sikurse pjesa e dytë e cila tregonte rezultatin 22:15 në favor të tyre.
Më i miri i ndeshjes ishte Arbios Mushkolaj me 11 gola të shënuar, kurse më i dalluari te malazezët ishin Luka Dosljak dhe Jokic Aleksa me nga shtatë gola të realizuar.
Me këtë fitore, UP "Hasan Prishtina" vazhdon në finale të këtij turneu, ku aty do të përballet me koreanët e Universitetit "KANGWON".