Hendboll, mbyllet gjysmëfinalja e parë te meshkujt, "KANGWON" mposht spanjollët e "UCLM"
Lexohet për: 1 min.
hendboll meshkujt
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete në konkurrencën e meshkujve, FISU Prishtina 2022.

Pas plot 60 minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori", në Prishtinë, Universiteti "KANGWON", e ka mposhtur atë spanjoll "UCLM", kështu koreanët sigurojnë biletën e parë drejt finales së këtij turneu, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 14:10 në favor të hendbollistëve koreanë, kurse e dyta përfundoi në të mirë të spanjollëve me shifrat 17:15, por që nuk ishte e mjaftueshme, pasi që rezultati final tregonte 29:27 në favor të "KANGWON".

Më të mirët e ndeshjes ishin Seungwon Jeon dhe Hyungsuk OH me nga tetë gola, kurse më të dalluarit te spanjollët ishin Mario Esquinas dhe Rodrigo Almagro me nga shtatë gola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024