Hendboll/ Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror
Lexohet për: 2 min.
Kosova hendboll femrat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka përfunduar të mërkurën mbrëma rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të këtij viti. Në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja pësoi nga Polonia me rezultat 32:20. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Polonia e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe u kualifikua në Botëror.

Ndeshja nisi keq për Kombëtaren e Kosovës, që pësoi pesë gola të shpejtë. Më pas erdhi reagimi, ndërsa epërsia u zvogëlua gradualisht. Angazhimi ishte shembullor, ndërsa aksionet ishin të rrjedhshme dhe mbrojtja ishte e fortë. Kombëtarja jonë u afrua në dy gola, 12:10. Pas pjesës së parë Polonia ishte para me rezultat 17:12.

Në pjesën e dytë energjia nuk ishte e njëjtë, ndërsa kishte dështime nga pozita të volitshme, kryesisht për meritë të portiereve polake. Më pas erdhi në shprehje edhe përvoja dhe numri i madh i lojtareve cilësore të Polonisë, që në fund fitoi me rezultat 32:20.

Më efikasja ishte kapitenja Leonora Demaj me shtatë gola. Gjashtë i kishte Marigona Hajdari, ndërsa katër gola i shënoi Mirela Gjikokaj.

Tani në radhë janë kualifikimet për Evropian, në të cilat synohet hapi i madh para.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025