Hendboll/ Kosova mëson rivalët kualifikimeve për në Kampionatin Botëror
Lexohet për: 1 min.
Kosova Hendboll
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do të garojnë në Grupin 2 të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Kosova të jetë në të njëjtin grup me Bosnjë-Hercegovinën dhe Belgjikën.

Në short, Kosova ishte në vazon e parë, falë ngritjes së vazhdueshme të viteve të fundit. Grupi i parë përbëhet nga Greqia, Lituania dhe Britania e Madhe. Në grupin e tretë janë Finlanda, Izraeli dhe Estonia, kurse në grupin e katërt janë Italia, Luksemburgu e Bullgaria.

Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të zhvillohen në Belgjikë prej 25 deri më 27 tetor. Nëse Belgjika nuk e shfrytëzon të drejtën e organizimit të turneut, atëherë ndeshjet zhvillohen në Kosovë.

Grupi vlerësohet solid, ndërsa synim i Kombëtares sonë do të jetë vendi i parë dhe avancimi në plejof.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024