Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
haziri foto
29/06/2026 - 15:58
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore.

Me këtë rast nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve.

Haziri tha se Kolegjiumi i Degëve aktualisht po trajton situatën paszgjedhore dhe se qëndrimet zyrtare të partisë do të bëhen publike pas përfundimit të takimit.

“Sot e kemi kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

Kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen në orën 15:00 me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve të fundit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026