Haziri: Kurti do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE
Lexohet për: 2 min.
Haziri-270424
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kryeministri Albin Kurti do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, si kundërvlerë të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Sipas tij, Kurti do ta bëjë një gjë të tillë para mbledhjes në muajin maj të Komitetit të Ministrave të Punëve të Jashtme të KiE-së, pasi konsideron se kreu qeveritar deri tani çdo mohim e ka kthyer në pranim, derisa konsideron se pozicioni aktual i tij është vetëm për konsum të brendshëm. Haziri thekson se dërgimi i draftit të propozuar nga euro-amerikanët në Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në KiE, është pozicioni më i ulët që Kosova ka mundur të realizojë, pasi ka pasur mundësi të tjera si përshpejtimi i rrugës për anëtarësim në NATO.

Haziri në një intervistë për KosovaPress, thotë se nëse kryeministri Kurti nuk pranon të dërgojë draftin në Gjykatën Kushtetuese do t’ia humbë Kosovës mundësinë për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtar të Kosovës kanë humbur besimin në kryeministrin Albin Kurti, prandaj duan veprime të prekshme për themelimin e Asociacionit, pavarësisht letrës së krerëve të shtetit drejtuar Këshillit të Evropës se pas anëtarësimit në këtë mekanizëm ndërkombëtar do të nisen procedurat për themelimin AKS-së.

I dyti i LDK-së për KosovaPress, shpreh brengën e tij nëse Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë draft-statutin e Asociacionit nga elementet që sipas tij janë jokushteutese. Sipas tij, kushtetuesja nuk mund të ndryshojë strukturën e draft-statutit, por ajo çka mund të bëjë është terminologjia dhe harmonizimi me frymën kushtetuese.

Partnerët ndërkombëtar të Kosovës ditët e fundit kanë shpeshtuar thirrjet për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ShBA-ja në Gjykatën Kushtetuese, si hap kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024