Haziri jep detaje: Abdixhiku po sillet karshi vlerësimeve të organeve të sigurisë
Lexohet për: 1 min.
1 Lumir Abdixhiku 2022 (2 of 19)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku nuk ka ndërprerë punën e tij.

Ai theksoi se është rritur kujdesi i organeve të sigurisë ndaj kreut të kësaj partie, por nuk ka ndryshuar asgjë në agjendën e tij.

“I ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërprerë asgjë në punën e tij, në agjendën politike edhe në rutinën e tij. Sepse, policia e shtetit ka kapacitete e mjaftueshme profesionale me siguru, me garantu. Dhe kjo nuk e prek në asnjë mënyrë agjendën e tij, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Nuk është për të diskutuar më shumë, sepse morëm vesh që edhe të tjerëve u janë vendosur masa të njëjta. Pasiguri juridike në Kosovë ka, mos të flasim pasiguri fizike,  dhe kjo është më problematike dhe më serioze dhe na shqetëson si LDK më shumë”, ka thënë Haziri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024