Haxhiu: Vettingu mbetet prioriteti ynë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Albulena
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në panelin e fundit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje është diskutuar mbi drejtësinë, reformat, sundimi i ligjit, reformimi i drejtësisë penale, civile, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, bashkëpunimi ndër institucional për arritjen e rezultateve të rëndësishme.  

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur mbi çështjen e procesit të vettingut dhe përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve përmes proceseve transparente.

“Mua më vjen mirë që të gjitha programet e qeverisë për drejtësi ne kemi arritur që t’i adresojmë ato... Gjithçka që varet nga ana jonë, ne e kemi përmbushur. Opozita, duket se nuk i përshtaten prokurorët e guximshëm dhe profesionistë apo gjyqtarët, dhe grupe të interesit oligark që duan që në Kosovë të mos ketë shtet të së drejtës, të mos ketë sundim të ligjit apo institucione të pavarura të drejtësisë. Ne shpesh ballafaqohemi me kritika se po doni t’i hiqni prokurorë e gjyqtarë dhe t’i sillni tuaj. Nuk është kështu... Duhet të ketë proces transparent, kjo sjell prokurorë me integritet të lartë profesional dhe të guximshëm... Vettingu mbetet prioritet yni kryesor”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë panel të arriturat e MD-së i ka prezantuar Genc Nimani, shef i kabinetit, për të cilat ka thënë se kanë pasur 145 milionë euro kursim buxheti nga fitoret në rastet e arbitrazhit ndërkombëtar, rritje të buxhetit, përkatësisht 3 milionë euro për strehimoret që ofrojnë shërbime familjare e sociale për 2023 dhe 2024, ndihmat për fëmijët pa kujdes prindëror dhe trefishim të numrit të noterëve.

Pjesë e panelit të diskutimi janë edhe Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024