Haxhiu takon Hargreaves, flasin për zhvillimet në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu takon Hargreaves, flasin për zhvillimet në Kosovë
Albulena Haxhiu
23/02/2026 - 13:11
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për zhvillet aktuale në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës veçanërisht në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ajo theksoi gjithashtu progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave kyçe.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi kryetaren për zgjedhjen në detyrë dhe për efikasitetin e treguar në funksionalizimin e Kuvendit, përfshirë procedimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026