Haxhiu shmang deklaratat për presidentin: Sot fokusi është te të mbijetuarit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu shmang deklaratat për presidentin: Sot fokusi është te të mbijetuarit
12988468-2d85-4720-bc54-8be5ad186182
14/04/2026 - 09:57
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flas për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pas nderime pranë memorialit "Heroinat", ajo është pyetur se a do të takohen me partitë tjera këtë javë.

Haxhiu tha se "në respekt të të mbijetuarve të dhunës seksuale unë sot do të fokusohesha vetëm në këtë çështje. Për tema të tjera do të kemi çështje të tjera".

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Gjykata Kushtetuese, më 25 mars, e shpalli të pavlefshëm dekretin e Osmanit, duke dhënë kohë prej 34 ditësh për zgjedhje të presidentit. Në rast se një e gjë e tillë nuk arrihet, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026