Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës
haxhiu 020526
02/05/2026 - 14:06
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu u shpreh se Serbia nuk u mjaftua me vrasje por dëshironte që ta linte edhe krimin pa u gjykuar.

Këto komente ajo i bëri në një akademie përkujtimore kushtuar 116 civilëve shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, më 2 maj 1999.

"Serbia nuk u mjaftua me vrasje. Ajo deshti ta zbraste vendin, ta thyente familjen, ta poshtëronte të mbijetuarin dhe ta linte krimin pa gjykim. Edhe sot e kësaj dite Serbia i strehon kriminelët e luftës. Kështu vepron një shtet ku krimin e ka politikë", tha Haxhiu.

Cililët që në atë kohë u vranë brenda dy orëve, u kujtuan nga përfaqësues të subjekteve politike qëndrore dhe lokale, veteranë dhe familjarë të viktimave. Aty u pa edhe bashkëshortja e ish presidentit Hashim Thaçi.

E para të pranishmëve, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se civilët ishin të pambrojtur dhe të pafajshëm.

Ndërsa, gjenerali i luftës e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se detyra e të gjallëve është të ruajnë kujtesën, por edhe të mos lejojnë që historia të përsëritet.

Pas akademisë u vendosën lule tek lapidari i martirëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026