Haxhiu: Përfshirja e vajzave dhe grave në teknologji lidhet edhe me zhvillimin e ekonomisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Përfshirja e vajzave dhe grave në teknologji lidhet edhe me zhvillimin e ekonomisë
haxhiu aab
22/04/2026 - 13:20
Linku u kopjua

Përfshirja e vajzave dhe grave në teknologji nuk lidhet vetëm me barazinë, por edhe me zhvillimin e ekonomisë, me ecjen përpara të shoqërisë dhe me të ardhmen e vendit tonë. Kështu deklaroi të mërkurën ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryeparlamentarja Albulena Haxhiu në konferencën “Future Makers: Girls in ICT”, një ngjarje që solli në fokus rolin e vajzave dhe grave në teknologji dhe transformimin digjital të shoqërisë, raporton KosovaPress.

Në këtë konferencë u diskutua gjerësisht për zhvillimet e shpejta teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në ekonomi, arsim dhe jetën e përditshme, duke ngritur edhe pyetjen thelbësore se kush po e formëson të ardhmen digjitale.

"Kjo është mundësia jonë, por asnjë vend nuk ecën përpara duke lënë pas gjysmën e vetë. Prandaj përfshirja e vajzave dhe grave në teknologji nuk lidhet vetëm me barazinë, gjithsesi me barazinë por jo vetëm me barazinë, lidhet me zhvillimin e ekonomisë, me ecjen përpara të shoqërisë dhe me të ardhmen e vendit tonë. Gratë dhe vajzat shqiptare në çdo kohë kanë ditur ta gjejnë rrugën e tyre. Me punë, me dije e me qëndresë kanë mbajtur familje, kanë ndërtuar shoqëri dhe kanë hapur shtigje të reja edhe kur ka qenë pothuajse e pamundur dhe shumë e vështirë. Edhe sot kjo frymë i karakterizon ato”, tha Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu përmendi disa shembuj frymëzues të grave shqiptare që kanë arritur sukses në kompanitë më të mëdha globale të teknologjisë, si Mira Murati, si dhe profesioniste të tjera nga Kosova që po ndërtojnë karrierë ndërkombëtare.

Në përmbyllje, Haxhiu përcolli një mesazh motivues për vajzat pjesëmarrëse.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e fuqizimit të vajzave në teknologji, duke nënvizuar se kjo konferencë përfaqëson më shumë se një takim formal.

Konferenca “Future Makers: Girls in ICT” u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të barazisë gjinore në teknologji dhe fuqizimit të vajzave për të qenë pjesë aktive dhe udhëheqëse në të ardhmen digjitale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026