Haxhiu për Lulzim Fejzullahun: Dorasët të marrin dënime meritore
Lexohet për: 2 min.
Lulzim Fejzullahu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij në Podujevë më 15 janar, duke thënë se drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët të marrin dënimet meritore.

Lulzim Fejzullahu ndërroi jetë dje në QKUK pas plagëve të marra gjatë një përleshjeje me dy të mitur të tjerë, të cilët kanë përdorur një shkop dhe ata  tashmë ndodhen në paraburgim.

Haxhiu ka thënë se vrasja e të riut është një ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

​Vdekja e 18-vjeçarit, paraburgim për dy të miturit në Podujevë • KosovaPress

“Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme. Kjo ngjarje tronditëse prek në ndërgjegjen tonë qytetare dhe tërheq alarm institucional për edukim të mirëfilltë të fëmijëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërkohë që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka cilësuar rastin ‘vrasje’ dhe kishte publikime të pamjeve brutale të këtij akti, ministrja Haxhiu thotë se këto pamje nuk mund të jenë të dobishme për askënd veçse për Prokurorinë, e cila duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënime meritore.

“Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet”, ka përfunduar Haxhiu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025