Haxhiu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Dikush po tenton të pengojë punën time
Lexohet për: 3 min.
Albulena haxhiu
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar sistemin e drejtësisë  se po keqpërdorin kompetencat e tyre  për ta penguar punën e saj dhe reformën në drejtësi. Pas intervistimit mbi dy orë nga Prokuroria Speciale, ajo tha se është pyetur për aludimet e saj se prokurorë dhe gjyqtarë në raste të caktuara kanë kërkuar takime jo formale si dhe deklaratën për rastin e Faton Hajrizit dhe arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Haxhiu para gazetarëve tha se hetuesve policorë iu ka shpjeguar dy raste me emra konkret ku prokurorë dhe gjyqtarë kanë kërkuar takime, mirëpo tha se ajo dhe qeveria nuk funksionojnë në atë mënyrë.

“Kam shpjeguar se ne si qeveri nuk funksionojmë asi soji, jo sikur të kaluarën. Ne e kemi për obligim që t’i adresojmë reformat në drejtësi, siç e dini po punojmë në vazhdimësi. Po duket se dikujt po i pengon, prandaj Prokuroria Speciale po tenton që të më pengojë në punën time. E kemi pa se në vazhdimësi çfarëdo deklarate që unë kam bërë ata menjëherë kanë dhënë autorizim për policinë që të marrë deklaratën time si dëshmitare....Reagimi vjen pas diskutimeve që i kemi pasur me organet përgjegjëse. Më habitë fakti që prokuroria zgjohet pas reagimit tim në rrjetin social në Facebook pasi është dashur të jetë vigjilente në vazhdimësi për tendencat për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin, po ashtu edhe pas sulmeve të vazhdueshme terroriste siç është rasti në Banjskë dhe së fundmi në Ujman. Por siç duket prokuroria zgjohet vetëm pas deklaratave të mia. Prokuroria më shumë rrinë në profilin në Facebook sesa që merret me punët dhe përgjegjësitë e saj...08:03 Kam parë se në vazhdimësi ka pasur përpjekje që me veprime të tilla. Një mënyrë t’i keqpërdorin kompetencat që  kanë që t’më ndalin përmes ftesave që më bëjnë në vazhdimësi”, tha ajo.

Sipas saj, intervistimi dyditorë nga Prokuroria Speciale ka mundur të jetë ndryshe, pasi mund të kishte një bashkëpunim institucional dhe jo të ketë përpjekje që të ftohet si dëshmitare në lidhje me deklaratën e saj si përket rastit Hajrizi dhe të arratisurve të tjerë.

E para e ministrisë së Drejtësisë tha se pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smekronicë kanë pasur takime intensive me organet të tjera të sigurisë, mirëpo tha se ky rast mund të ndërlidhen me disa zhvillime të tjera në Serbi.

Sipas saj, vendi ku Hajrizi ka vrarë policin serb është vetëm 9 kilometra nga ku pritet të ndërtohen minierat e litiumit, ku siç deklaron ajo kjo ka ndikuar që të ketë sa më pak zëra kundër marrëveshjes për minierën.

Krahas kësaj, Haxhiu, duke folur për Hajrizin, i cili u vra nga policia serbe,  tha se nuk mund të quhet hero një person që ka pasur vepra të rënda në Kosovë.

Sa i përket kthimit të trupit të tij në Kosovë, ajo tha se kjo s’është kompetencë e dikasterit të saj, por shtoi se do të kërkohet riautopsia e trupit të tij.

Në lidhje me këto çështje, ministrja Haxhiu është intervistuar edhe dje nga Prokuroria Speciale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025