Haxhiu në KAMO 2026: Dija e nxënësve, themeli i së ardhmes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu në KAMO 2026: Dija e nxënësve, themeli i së ardhmes
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri (KAMO 2026), e cila po mbahet në Prizren.
Duke iu drejtuar nxënësve, mësuesve dhe organizatorëve, Haxhiu theksoi se Prizreni mbetet qytet me rëndësi historike, ndërsa sot, sipas saj, në këtë qytet po ndërtohet edhe e ardhmja përmes dijes dhe garës së nxënësve.
Ajo vlerësoi se matematika i mëson të rinjtë të mendojnë në mënyrë të thelluar, të analizojnë me kujdes dhe të mos dorëzohen përballë sfidave, duke theksuar se kjo garë ka vlerë të veçantë për zhvillimin e mendimit kritik.
“Secili prej jush ka arritur këtu përmes punës dhe përkushtimit, dhe kjo është arritja më e madhe,” u shpreh Haxhiu, duke shtuar se përvoja e kësaj olimpiade do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë jetës.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit, duke vlerësuar kontributin e mësuesve, prindërve dhe organizatorëve të garës, përfshirë Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqata Shqiptare e Matematikës.
Në përmbyllje, Haxhiu uroi nxënësit për sukses dhe theksoi se KAMO 2026 duhet të mbetet një përvojë e paharrueshme e dijes, bashkëpunimit dhe zhvillimit personal.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.