Me temën globale “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”, Agjencia për Barazi Gjinore ka shënuar 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas ku u theksua rëndësia e avancimit të barazisë gjinore dhe mbrojtjes së të drejtave të grave në Kosovë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se mënyra se si një vend i trajton gratë dhe vajzat tregon nivelin e vlerave të tij. Ajo theksoi se të drejtat e grave janë rezultat i përpjekjeve dhe veprimit ndër vite.
“Mënyra se si një vend i trajton gratë dhe vajzat e tij është pasqyra më e ndershme e vlerës së atij vendi. Historia na ka mësuar se të drejtat e grave nuk janë dhuratë. Ato janë rezultat i veprimit... Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në ndërtimin e një kuadri ligjor për barazi gjinore, por realiteti na kujton se puna nuk përfundon me miratimin e ligjeve. Shumë gra vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, me pabarazi ekonomike dhe me barriera në qasjen në vendimmarrje, por po ashtu edhe në tregun e punës. Si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotohem se do t’i fuqizoj mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare dhe do t’ua kujtoj institucioneve përkatëse përgjegjësinë që kanë në zbatimin e ligjeve. Sepse në fund të fundit, qëllimi i gjithë këtij angazhimi është që progresi për të cilin flasim të bëhet i dukshëm, i prekshëm për vajzat dhe gratë e këtij vendi”, tha ajo.
“Do të thotë që dhuna në familje dhe diskriminimi nuk tolerohen, justifikohen ose fshihen, por ndiqen penalisht dhe parandalohen. një demokraci nuk mund të jetë e fortë, nëse gjysma e popullsisë së saj është e nënpërfaqësuar. Do të thotë tolerancë zero për dhunën me bazë gjinore. Jo vetëm deklarata, por urdhra mbrojtje të zbatuara. Autorët e dhunës mbahen përgjegjës, të mbijetuarat mbështeten me ndihmë ligjore të qasshme dhe strehimore me mundësi ekonomike. Do të thotë ligje pune që garantojnë pagë të barabartë për punë të barabartë, kujdes shëndetësor që respekton dinjitetin e grave, dhe ligj për familjen që mbron barazinë. Si dhe institucione të drejtësisë të lira nga paragjykimi dhe nga ndikimi”, tha ai.
Se Kosova ka një traditë të fortë dhe të admirueshme të aktivizmit dhe lidershipit të grave, tha zëvendësshefja e Zyrës së EU në Kosovë, Eva Palatova.
Drejtoresh Ekzekutive ABGJ, Edi Gusia theksoi se sot, më shumë se kurrë, kur në botë po shihet një kthim prapa në agjendën e barazisë gjinore, është e nevojshme mbështetje e vazhdueshme dhe financim për këtë kauzë.