Haxhiu me bashkëpartiake nderojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu me bashkëpartiake nderojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Homazhetteheroinat
08/03/2026 - 10:52
Linku u kopjua

Kkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me deputete të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.

Haxhiu tha se kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është më i thellë në ditën e gruas, raporton KosovaPress

Sot ajo kujton sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit ne Kosovë por edhe atyre para, gjatë dhe pas luftës.

“Sot në ditën që i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është edhe më i thellë. Qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre është forca jonë, prandaj sot le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por po ashtu edhe sakrificën e të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës çoftë para, gjatë por edhe pas luftës. Le të kujtojmë sukseset, le t’i nderojmë ato, t’i duartrokasim sukseseve të secilës grua të Republikës, secilës vajzë çoftë në shoqëri, familje apo institucione. Si kryetare e Kuvendit do angazhohem maksimalisht në këtë drejtim”, tha Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026