Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka kërkuar nga autoritet e Serbisë transferimin e katër shtetasve të Kosovës që aktualisht po mbahen në burgjet e Serbisë.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ministres së Drejtësisë në Serbi, Maja Popovic.
“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Nezir Mehmetaj u arrestua më 2020 në Merdare, në njërën prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sadik Duraku u ndalua më 17 prill të po këtij viti, në një pikë kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.
Atij i është vazhduar së voni masa e paraburgimit edhe për 30 ditë.
https://kosovapress.com/policia-serbe-arreston-ish-pjesetarin-e-uck-se-hasan-dakajn-nga-prizreni
https://kosovapress.com/serbia-thote-se-ka-arrestuar-nje-kosovar-ne-merdare