Serbia thotë se ka arrestuar një kosovar në Merdarë
Lexohet për: 1 min.
merdaree
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë arrestuar të shtunën Tefik Mustafën në pikën kufitare Merdare, nën dyshimet për “krime lufte”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë thotë se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë - Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

Daçiq tha se “personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, sipas mediave serbe.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Jashtme të Kosovës në lidhje me arrestimin e raportuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024