Haxhiu: Kemi ngritur nivelin e zbatimit të ligjeve dhe efikasitetin e gjyqësorit
Lexohet për: 1 min.
395571474_728798852624038_7706313798926166506_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjatë tri viteve e fundit kanë ndërmarrë reforma të thella të politikave dhe ligjeve në sektorin e drejtësisë por edhe në sundim të ligjit, një numër i të cilave janë ende në proces të finalizimit.

Haxhiu këto komente i bëri gjatë takimit të dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së, për sektorin e drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, ku është bërë prezantimi i aktiviteteve dhe rezultateve gjatë periudhës raportuese korrik- shtator 2023.

Sipas saj, gjatë tri viteve është ngritur edhe niveli i zbatimit të ligjeve dhe efikasiteti i gjyqësorit.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kujtoi se si ky projekt është realizuar edhe në Kroaci.

Ky takim është kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli dhe kanë marrë pjesë edhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, drejtuesi i ekipit, Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo, përfaqësues nga EUKOJUST, si dhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe të tjerë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024