Haxhiu-Hargreaves flasin mbi fushatën kundër dhunës me bazë gjinore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua
Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë do të organizojnë fushatën për luftimin e dhunës në baza gjinore, e cila do të fokusohet në dëshmitarët e moshës 18-34 vjeçare.
Në një konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kjo fushatë trajton edhe nevojat e komuniteteve pakicë.
Ndërsa, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves u shpreh se mosha në fjalë janë më të vullnetshëm të raportojnë dhunën, por shpesh ndihen të pasigurt.
Në Kosovë ka nisur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. Gjatë kësaj periudhe, institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore.
Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra. Fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” përfundon më 10 dhjetor në Ditën e të drejtave të njeriut.