Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë së të dyja vendeve.
Nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe asaj për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht”, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrat Haxhiu e Manja në mbledhjen e tetë të përbashkët të të dy qeverive, me çka manifestohet edhe më tej simbolika e përbashkimit e bashkëpunimit ndër-vëllazëror e ndër-institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.