Bregu: Tregu i përbashkët rajonal është një mendësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Bregu: Tregu i përbashkët rajonal është një mendësi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, theksoi rëndësinë e proceseve të ndërlidhura për përparimin e rajonit, siç është Plani i ri për Ballkanin Perëndimor, faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është vendosur këtë vit.

Bregu gjatë një trajnimi ekzekutiv për tregun e përbashkët rajonal (CRM) për funksionarët shtetërorë nga parlamentet dhe ministritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor theksoi se integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe të gjitha agjendat lokale janë procese të ndërlidhura që forcojnë njëra-tjetrën.

“CRM është një mendësi dhe një proces që gjithmonë sjell gjëra të reja. Për këtë arsye, përmes këtyre katër ditëve të trajnimit intensiv, dëshiruam që të pajisnim të gjithë me aftësi për të gjetur fijen që bashkon të gjitha këto procese", thuhet në njoftim.

Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është një kornizë e krijuar nga rajoni dhe e përshtatur me rregullat dhe standardet e BE-së, e orientuar për të përmirësuar konkurrueshmërinë, për të hequr barrierat dhe për të thelluar integrimin ekonomik ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Duke plotësuar Planin Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, CRM shërben si një hap përpara drejt Tregut të Vetëm të BE-së. Zbatimi i tij bëhet përmes Planeve të Veprimit katërvjeçare të zhvilluara nga RCC në bashkëpunim me administratat të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, partnerët rajonalë dhe Komisionin Evropian. Faza e dytë e CRM u miratua nga liderët e Ballkanit Perëndimor Gjashtë në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin më 14 tetor 2024”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025