Për herë të parë do të përfshihen edhe komunat me shumicë serbe, për të aplikuar për noterë, për të shtrirë kështu shërbimin noterial, deri ku shtrihet sovraniteti i Kosovës. Kështu tha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në ceremoninë e certifikimit të kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë.
Ministrja Haxhiu thotë se si ministre deri më tani nuk ka mundur që t’i emëroj noterë kandidatët që kanë dhënë provimin e noterisë në procesin e vitit 2019, i cili ishte proces me ndërhyrje nga brenda dhe jashtë. Ajo shton se i duket proces i pa drejtë ndaj noterëve të rinj, sepse detyra për ta ka qenë shumë e vështirë, përkundër provimit të vitit 2019.
Vetëm 59 kandidatë nga 437 kanë kaluar provimin e noterisë, të cilët janë certifikuar sot nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. / A. Shala/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...