Vrella dhe Deçani ishin dy vendet që së fundmi i ka vizituar Partia Demokratike e Kosovës.
Nga aty banorët e këtyre zonave dhanë mbështetje të madhe për PDK-në dhe për kandidatin për deputet të kësaj partie Shasivar Haxhijaj.
“Sonte pata një ndjenjë të veçantë në vendlindjen time të dashur, Vrella. Banorët e saj, si dhe ata të Lubozhdës, Sudenicës, Prigodës, Orroberdës dhe Kaliqanit, janë të mençur, punëtorë dhe të përkushtuar ndaj vendit. Falënderoj kryetarin e PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, për mbështetjen, si dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për angazhimin e tij. Me ne ishin edhe kandidatë të tjerë për deputetë, të cilët ndajnë të njëjtën vizion për një të ardhme më të mirë. Me përkushtim dhe bashkëpunim, mund ta bëjmë jetën tonë edhe më të mirë!”, ka shkruar ai.
Derisa Haxhijaj ishte edhe në vizitë në Deçan dhe nga aty u kërkuar vota për të e cila u cilësua si votë për mbrojtjen dhe avancimin e më tejmë të vlerave të luftës, e shumë temave tjera sociale, për jetën kulturore e sportive dhe jo vetëm.