Harry Maguire rinovon kontratën me Manchester United deri në 2027
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Harry Maguire rinovon kontratën me Manchester United deri në 2027
harry maguire
07/04/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht se Harry Maguire ka nënshkruar një kontratë të re që e mbanë mbrojtësin anglez te klubi deri në qershor 2027, me një opsion për një vit shtesë.

Magurie, 33 vjeç, ka qenë pjesë e United që nga viti 2019, ku u transferua për një shifër rekorde për një qendërmbrojtës. Gjatë tetë sezonev të tij te Djajtë e Kuq, ai ka regjistruar 226 paraqitje dhe ka ndihmuar skuadrën të fitojë trofe si Kupën e FA dhe Kupën e Ligës.

Në një deklaratë të publikuar nga klubi, Maguire tregoi se është i gëzuar që vazhdon udhëtimin e tij me këtë klub të jashtëzakonshëm dhe shprehu besimin e tij për objektivat e ardhshme të ekipit.

“Jam i kënaqur që e zgjas udhëtimin tim në këtë klub të jashtëzakonshëm në të paktën tetë sezone dhe vazhdoj të luaj para mbështetësve tanë të veçantë për të krijuar momente më të mrekullueshme së bashku” – ka thënë Maguire.

Drejtori i futbollit te Manchester United, Jason Wilcox, foli për rëndësinë e tij në skuadër, duke nënvizuar profesionalizmin, përvojën dhe rolin e udhëheqjes që Maguire sjell për një grup të ri lojtarësh.

“Harry përfaqëson mentalitetin dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të performuar për Manchester United. Ai është profesionisti i përsosur që sjell përvojë dhe lidership të paçmuar në skuadrën tonë të re dhe ambicioze” – tha Wilcox.

Ndeshjen e ardhshme Manchester United e luan kundër Leeds, më 13 prill, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026