Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit partitë të formojnë institucionet
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit partitë të formojnë institucionet
Amb1234
09/06/2026 - 16:28
Linku u kopjua

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të formojnë institucionet.

Pas vizitës në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë, Hargreaves tha se u impresionua nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe, ka bërë të ditur se është interesuar për masat e reja të transparencës që janë vendosur.

Postimi:

Iu bashkova Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në një vizitë në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë.

Mbeta i impresionuar nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë vendosur. Pasi rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të themelojnë institucionet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026