Hargreaves: Incidenti në Zubin Potok me pasoja për energjinë dhe ujin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori britanik në Prishtinë Jonathan Hargreaves ka paralajmëruar se incidenti i rëndë në Zubin Potok sonte ka pasoja të rënda për energjinë dhe furnizimin me ujë në komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin X ka kërkuar hetime urgjente për çdo sulm të qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike.

Sulmi në Zubin Potok ka zgjuar reagimin edhe të ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Jefrrey Hovenier dhe shefit të Zyrës së BE-së ambasadorit Aivo Orav.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024