Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i festës së vjeljes së rrushit "Hardh Fest".
Një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në vend, por ka kaluar përmasat edhe jashtë kufijve duke sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore. Ndërsa qëllimi kryesor mbetet promovimi dhe përkrahja e prodhuesve vendor të rrushit.
Edhe këtë vit "Hardh Fest" vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë Gipsy King, që për herë të parë vijnë në Kosovë.
Veç tyre në skenë do të ngjiten edhe emra e bende të njohura si; Dren Abazi, George Gakis, Shkumbin Ismaili, NRG Band, Grupi 403, Fisnikët, Nita Latifi, Arsi Bako & Band.
Gjatë tri ditëve të festivali, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit.