Haradinaj thotë se Vuçiq është i interesuar për destabilizim në veri para fushatës zgjedhore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë vigjilente ndaj përpjekjeve të mundshme për destabilizim në veri të vendit, nga ana e Serbisë.
Sipas saj, periudha e tranzicionit paszgjedhor në Shtetet e Bashkuara, mund të shfrytëzohet nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të intensifikuar sulmet dhe të aneksojë territore të reja nga Ukraina.
Lidhur me këtë, Haradinaj ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ndjek me fanatizëm librin e lojërave të Putinit”, andaj sipas saj Kosova duhet të tregohet e kujdesshme “ndaj përpjekjeve të ngjashme”.
“Vuçiqi padyshim se është dëshpërimisht në kërkim të një dritareje për të ndezur shkëndija destabilizimi në veri tani para fushatës zgjedhore në Kosovë, prandaj këtë herë ne nuk do të duhej të biem në provokimet e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet të koordinohet ngushtë me institucionet e sigurisë së SHBA-ve dhe “të mbajë veriun të qetë me çdo kusht sidomos deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.