Haradinaj: Të reflektojmë për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur sot se duhet reflektuar si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat, që përballen ata dhe familjet e tyre.

Ai ka potencuar se duke shfaqur solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria zhvillohet edhe më shumë.

“Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë. Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë, e cila do të shënohet edhe në Kosovë është vendosur më 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

https://kosovapress.com/admin/dita-boterore-e-ndergjegjesimit-per-autizmin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024