Haradinaj: Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër
Lexohet për: 1 min.
toka
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë duhet të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë. 

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës. 

"Më 22 prill 1970, për herë të parë filloi të festohej Dita e Tokës. Kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, për të na ndërgjegjësuar që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën, për veten dhe për gjeneratat që vijnë".

"Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/22-prilli-dita-nderkombetare-e-tokes/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025