Haradinaj s'flet për vendimin e Osmanit: Porosia që ka shkuar prej Prekazit është e përjetshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj s'flet për vendimin e Osmanit: Porosia që ka shkuar prej Prekazit është e përjetshme
haradinaj-060326
06/03/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj tha se edhe pse koha kalon, mesazhi dhe sakrifica që vjen nga Prekazi mbeten të përjetshme.

“Edhe pse koha kalon ndjenjat dhe përçimi apo porosia që ka shkuar prej Prekazit është e përjetshme. Nderimi për të rënët për liri, për familjen Jashari, për komandantin legjendar  është i përjetshëm dhe po ashtu besnikria ndaj atdheut e vendit detyrat që na dalin janë të përjetshme. Më vjen mirë kur shoh kaq shumë njerëz, më vjen mirë që vijnë nga të gjitha anët e atdheut tonë“, theksoi ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentoj zhvillimet politike me arsyetim se këtu janë në Prekaz dhe se në Prishtinë mund të flas për to.

“Tash po shkojmë në Prishtinë çka të doni atje bisedojmë këtu jemi në Prekaz”,theksoi ai.   


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026