Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët
haradinaj_kuvend
25/04/2026 - 12:21
Linku u kopjua

Propozimi i fundit për çështjen e presidentit, i bërë të shtunën nga kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, është lojë dhe tallje me qytetarët, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij të fundit, oferta që lideri i Vetëvendosjes bëri për PDK-në dhe LDK-në që këto dy parti të dalin me tri propozime unifikuese për presidentit, nga i të cilët njëri do të zgjidhej, nuk është  kredibile.

“Jemi dy ditë para se të kryhet afati kushtetues. Është e kuptueshme që loja e Kurtit, strategjia e tij do të vazhdojë kështu me këto veprime”, tha Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. “Këtë që po e thotë sot ka mundur ta thotë ditën e parë. Kjo është një lojë dhe tallje me qytetarët dhe këto oferta nuk janë kredibile dhe askush nuk e dit nëse këto që po i thotë i zbaton apo e ka për ta mbuluar fajin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje”. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026