Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka shprehur angazhimin e tij për të transformuar bjeshkët e Kosovës në një destinacion evropian të turizmit malor. Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook, për nevojën e heqjes së masave kufizuese që aktualisht po pengojnë zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm ekonomik.
"Nuk ka vend normal që nuk i shfrytëzon resurset që ia ka falë natyra," deklaroi Haradinaj, duke krahasuar situatën me vendet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë zhvilluar kapacitete të admirueshme në turizmin malor. Ai theksoi se mijëra banorë të zonave malore kanë ndërtuar objekte që mund të shfrytëzohen për qëllime turistike.