Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Jemi një për gjuhën shqipe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Jemi një për gjuhën shqipe
Foto Arkiv
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj doli në përkrahje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup dhe kërkesës së tyre që të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe.
“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.
E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave.
Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe.
Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.
Me studentët!”, shkroi Haradinaj.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.