Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burg për krime lufte në Masakrën e Sadranit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burg për krime lufte në Masakrën e Sadranit
Bajroviq -
03/07/2026 - 11:03
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte Ekrem Bajroviqin.

Bajroviq u dënua me 12 vjet burgim për Masakrën e Sardranit, transmeton KosovaPress.

Kryesuesi i Trupit Gjykues, Avni Syla ka shpall për herë të dytë fajtor Ekrem Bajroviqin, dënohet me burg prej 12 vitesh

Bajroviqi u dënua me 12 vjet burgim për Masakrën e Saradranit.

"Sot me datë 3.7.2026, në emër të popullit shpallim këtë aktgjykim. I akuzuari Ekrem Bajroviq, të dhënat personale si në shkresat e lëndës, gjykata e shpall fajtor për veprën penale krim i luftës ndaj popullatës civile, bashkëkryerje nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Andaj gjykata, u përmbahet neneve 4, 5, 6, 7, 8, 11, 12, 22, 25, 33, 34, 35, 38, 41, 51 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe nenin 368, 366 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, e gjykon të akuzuarin me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve. Në të cilin dënim do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim”, tha Syla, raporton KosovaPress.

Syla tha se të akuzuarit Bajroviq i vazhdohet masa paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Bajroviqi u detyura nga Gjykata që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në vlerë prej 300 euro si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit në vlerë prej 100 euro.

Syla tutje tha se palët e pakënaqura kanë të drejtë ani pse në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, në Gjykatën e Apelit

E, dëshmitari kryesor i kësaj masakre, Naim Elshani, tha se nuk pajtohet me dënimin prej 12 vjet për Bajramoviqin.

Elshani tha se dy herë ishte para vrasjes nga serbët, ndërsa herën e trete u vra nga gjykatat e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026