Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns në Kosovë.
Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vizita e Burns në Kosovë është nder i madh dhe lajm i mirë për sigurinë e vendit.
Haradinaj, ka thënë se po ashtu lajm i mirë është edhe takimi i tij me udhëheqësit e institucioneve, duke shtuar se askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën.
“Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, ia lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Ndërsa, sot Burns është parë edhe në objektin e Qeverisë së Kosovës.
https://kosovapress.com/shefi-i-cia-s-largohet-nga-objekti-i-qeverise