Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverisjen Kurti për shkak të paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se po godasin mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9%, por është “rrit aq sa as mafia energjetike nuk e ka pritur”.
Postimi i plotë:
Që nga fillimi, kurrë nuk kemi pas asnjë dilemë që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje.
Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet.
Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazëta të diasporës tonë dhe mijëra apartamente të zbrazëta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit.
Jo veç 100 milionë euro taksa të qytetarit por shumë më shumë keni shpenzuar për energji këtë gjysmë dimri sepse jeni të paaftë dhe prireni nga mashtrimi.
Për ju, jo substanca por pamja është primare.