Haradinaj për letrën dërguar SHBA-së dhe BE-së: Kjo dëshmon se Kosova është euroatlantike
Lexohet për: 1 min.
Ramush Haradinaj AAK Konferenca (10 of 12) (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteve mike të Kosovës të cilat i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE-së dhe ShBA-së.

Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8brreziku-i-pershkallezimit-politikanet-e-huaj-u-kerkojne-be-dhe-shba-te-distancohen-nga-serbia/

“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës.  Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bkearns-nuk-duhet-te-perseriten-gabimet-e-se-kaluares-ne-ballkan/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025